+355692149111 / +355696163232

Shpallje vende vakante për pozicionin e Avokatit pranë Zyrës Ligjore “Rakipi &Partners”

AVOKAT PRANË ZYRËS LIGJORE  ‘’Rakipi & Partners’’

Zyra Ligjore ‘’Rakipi & Partners’’ është Studio Ligjore e regjistruar pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë e cila operon në fushën e avokatisë duke ofruar shërbimin e konsulencës dhe asistencës juridike, e cila përfshin shërbim këshillimor  si dhe atë të  përfaqësimit ligjor në Gjykatat Shqiptare të të gjitha juridiksioneve dhe ato të Arbitrazhit.

Në mbështetje të Ligjit me nr.55/2018 ‘’Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë’’,  zyra ligjore shpall vendet vakante për pozicionin “Avokatit” pranë kësaj studio ligjore.

Kushtet dhe kriteret e aplikimit:

  1. Avokat pranë zyrë ligjore mund të emërohet çdo shtetas shqiptar, që plotëson kushtet e mëposhtme:
  2. A) Të jetë diplomuar sipas sistemit të vjetër me titullin “Jurist” ose sipas sistemit të ri të disponojë gradën “Master i Shkencave”.
  3. B) Të zotërojë licencën e Avokatit, I regjistruar pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

C)Të ketë një përvojë pune në praktikën gjyqësore ose administrative prej të paktën 3 vitesh;

  1. D) Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale, ose të mos jetë larguar nga ndonjë pozicion tjetër pune për shkelje ose paaftësi në kryerjen e detyrave;
  2. E) Të mos jetë në kushtet e konfliktit të interesi;
  3. F) Të plotësojë kriteret e tjera morale dhe profesionale.
  4. G) Të njohë një nga gjuhët në vijim: Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht ose Italisht.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:

Avokati do të ushtrojë këto detyra:

  1. a)      Përfaqësojë dhe mbrojë interesat e klientëve të zyrës ligjore, pranë cdo Gjykate të Republikës së Shqipërisë/Gjykate Arbitrazhi kombëtare apo ndërkombëtare, apo Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut;
  2. b)      Përgatisi me shkrim çdo akt lidhur me përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të klientëve të zyrës.
  3. c)      Ndjekin udhëzimet e përfaqësuesit ligjor të zyrës që kanë të bëjnë me veprimtarinë e zyrës.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me formatin Evropian.
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor).
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet dhe zotërimet e gjuhëve të huaja.

Dorëzimi i dokumenteve mund të bëhet në adresën e zyrës ligjore si më poshtë vijon :

Zyra Ligjore ‘’Rakipi & Partners’’

E-mail : info@rnp.al , ermirbeta@rnp.al
Ose në adresën Rr. Ibrahim Rugova Pll. Green Park, Kll.2 Ap.54;
Tiranë, Shqipëri

Afati për aplikim është data 15 Janar 2024

Shpërndaje

Share on facebook
Facebook
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp

Facebook