Studime, hartim ligjor & trajnime
Për institucione, donatorë dhe organizata hartojmë studime ligjore dhe projektligje, dhe japim trajnime për juristë, staf dhe borde.
Për kë është
- →Ministri dhe agjenci
- →Organizata ndërkombëtare dhe donatorë
- →Organizata të shoqërisë civile
- →Kompani që duan trajnim për stafin ose bordin
- →Shoqata profesionale dhe të industrisë
Çfarë ofrojmë
- →Studime politikash dhe propozime për përmirësimin e ligjeve
- →Projektligje dhe akte nënligjore
- →Komente për projektligjet dhe për konsultimet publike, për kompani dhe shoqata të industrisë, në Shqipëri dhe në Bashkimin Evropian (BE)
- →Transpozimi i akteve të BE-së për shërbimet financiare në ligjin shqiptar: tregjet e instrumenteve financiare, firmat e investimeve, bankat dhe pagesat
- →Vlerësim i ndikimit rregullator (regulatory impact assessment, RIA): kostoja dhe efektet praktike të një ligji të ri ose të një projektligji, për institucionin që e harton dhe për kompanitë që do ta zbatojnë
- →Trajnime për juristë, staf dhe borde
Publikimet përkatëse
Projektet përkatëse
Trajnim për të drejtën tatimore të BE-së për Avokaturën e Shtetit
Trajnim për avokatët e shtetit për të drejtën tatimore të Bashkimit Evropian (BE): rregullat e BE-së për tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe praktika e Gjykatës së Drejtësisë së BE-së, me financim të BE-së, i dhënë së bashku me Kazazi Consulting.
Zbatimi i Protokollit të OKB-së për Armët e Zjarrit në Shqipëri: analizë e përputhshmërisë dhe raport kombëtar
Zyra mori pjesë në hartimin e raportit që shqyrtoi politikat penale kundër tregtimit dhe trafikimit të paligjshëm të armëve dhe municioneve, analizoi veprat penale me armë dhe eksplozivë dhe përcaktoi ku legjislacioni shqiptar duhet të përafrohet me Protokollin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për Armët e Zjarrit dhe me aktet e tjera ndërkombëtare.
Kërkime mbi tregtinë e paligjshme të duhanit në Shqipëri dhe vendet fqinje
Projekti analizoi lidhjet mes politikave tatimore, legjislacionit penal kundër tregtisë së paligjshme dhe politikave shtetërore për monitorimin e përpunimit dhe të tregtisë së duhanit të papërpunuar, si dhe tregtinë e paligjshme të duhanit dhe korrupsionin.
Tregu i sigurimeve: mbrojtja e konsumatorit-viktimë në praktikën e funksionimit të Fondit të Kompensimit
Studimi trajtoi problemet ligjore, rregullatore, mbikëqyrëse dhe praktike të Fondit të Kompensimit në tregun shqiptar të sigurimeve. Shërbeu si kundërargument ndaj projektligjeve që cenonin të drejtat e të dëmtuarve që kërkojnë dëmshpërblim nga Fondi.
Studim për projektligjin që ndryshon ligjin për sigurimin e detyrueshëm motorik
Analizë ligjore e ndryshimeve të propozuara për ligjin e sigurimit të detyrueshëm motorik dhe e ndikimit të tyre te të dëmtuarit në aksidente rrugore.
Paketë ligjore për zbatimin e ligjit për shpronësimet, paraqitur në Këshillin e Ministrave
Propozime ligjore për zbatimin e ligjit për shpronësimet, të paraqitura në Këshillin e Ministrave.
Fondi i rezolucionit në shoqëritë e sigurimit: problemet për t'u zgjidhur
Analizë ligjore e krijimit dhe e funksionimit të një fondi rezolucioni për shoqëritë e sigurimit, në bashkëpunim me një ekspert financiar.
Pyetje të shpeshta
Po. E ndërtojmë mbi detyrimet që ju zbatohen dhe mbi rastet tuaja, në shqip ose anglisht, dhe e mbyllim me materiale që stafi i përdor edhe pas trajnimit.
Po. Kemi punuar si ekspertë dhe trajnues në projekte me financim të BE-së dhe të organizatave ndërkombëtare; shembujt janë te Projektet.
Po. E analizojmë projektligjin, vlerësojmë ndikimin te kompania ose te sektori dhe hartojmë komente të argumentuara për konsultimin publik ose për institucionin që e harton.
Çdo angazhim nis me një marrëveshje me shkrim, ku caktohet edhe shpërblimi.
Diskutoni një projekt