Kontrata & e drejta e detyrimeve
Një kontratë e mirë e parandalon mosmarrëveshjen. Kur pala tjetër nuk paguan ose nuk përmbush, veprojmë shpejt: nga njoftimi dhe negocimi deri te padia dhe ekzekutimi i vendimit.
Situata tipike
- Një klient nuk i ka paguar faturat prej muajsh dhe nuk përgjigjet më.
- Një kompani do të nënshkruajë një kontratë furnizimi afatgjatë dhe do të dijë ku janë rreziqet.
- Një individ shet ose jep me qira një pasuri dhe do ta sigurojë pagesën me garanci.
Për kë është
- →Kompani që lidhin kontrata me furnitorë, klientë dhe partnerë
- →Individë që blejnë, shesin ose japin me qira pasuri
- →Kreditorë që duan të arkëtojnë një borxh
Çfarë ofrojmë
- →Hartim, shqyrtim dhe negocim kontratash
- →Mospërmbushje dhe zgjidhje kontrate
- →Shpërblim dëmi
- →Arkëtim borxhesh, nga njoftimi deri te përmbaruesi
- →Garanci për pagesën: hipotekë, peng dhe garanci personale
- →Akte noteriale dhe prokura
- →Kur çështja shkon në gjykatë: Mosmarrëveshje civile, administrative & kushtetuese
Publikimet përkatëse
Baza ligjore
- →Kodi Civil (Ligji nr. 7850/1994)
- →Kodi i Procedurës Civile (Ligji nr. 8116/1996)
- →Ligji nr. 110/2018 "Për noterinë"
Pyetje të shpeshta
Një njoftim me shkrim që kërkon pagesën brenda një afati të arsyeshëm dhe paralajmëron padinë. Shpesh mjafton. Nëse jo, zgjedhim rrugën më të shpejtë: padi, me kërkesë për sigurimin e padisë kur ka rrezik që debitori të fshehë pasurinë, ose ekzekutim të drejtpërdrejtë kur dokumenti ka fuqinë e titullit ekzekutiv.
Po. Pas një periudhe që ndryshon sipas llojit të detyrimit, e drejta për ta kërkuar borxhin në gjykatë parashkruhet. Mos e lini të vjetrohet: na dërgoni dokumentet, që ta llogarisim afatin.
Shumica e kontratave vlejnë pa një formë të veçantë, por me shkrim provohen shumë më lehtë. Disa, si shitja e një pasurie të paluajtshme, duhet të bëhen me akt noterial, përndryshe janë të pavlefshme.
Çdo angazhim nis me një marrëveshje me shkrim, ku caktohet edhe shpërblimi.
Dërgoni kontratën për shqyrtim