AVOKAT PRANË ZYRËS LIGJORE ‘’Rakipi & Partners’’
Zyra Ligjore ‘’Rakipi & Partners’’ është Studio Ligjore e regjistruar pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë e cila operon në fushën e avokatisë duke ofruar shërbimin e konsulencës dhe asistencës juridike, e cila përfshin shërbim këshillimor si dhe atë të përfaqësimit ligjor në Gjykatat Shqiptare të të gjitha juridiksioneve dhe ato të Arbitrazhit.
Në mbështetje të Ligjit me nr.55/2018 ‘’Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë’’, zyra ligjore shpall vendet vakante për pozicionin “Avokatit” pranë kësaj studio ligjore.
Kushtet dhe kriteret e aplikimit:
- Avokat pranë zyrë ligjore mund të emërohet çdo shtetas shqiptar, që plotëson kushtet e mëposhtme:
- A) Të jetë diplomuar sipas sistemit të vjetër me titullin “Jurist” ose sipas sistemit të ri të disponojë gradën “Master i Shkencave”.
- B) Të zotërojë licencën e Avokatit, I regjistruar pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
C)Të ketë një përvojë pune në praktikën gjyqësore ose administrative prej të paktën 3 vitesh;
- D) Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale, ose të mos jetë larguar nga ndonjë pozicion tjetër pune për shkelje ose paaftësi në kryerjen e detyrave;
- E) Të mos jetë në kushtet e konfliktit të interesi;
- F) Të plotësojë kriteret e tjera morale dhe profesionale.
- G) Të njohë një nga gjuhët në vijim: Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht ose Italisht.
Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:
Avokati do të ushtrojë këto detyra:
- a) Përfaqësojë dhe mbrojë interesat e klientëve të zyrës ligjore, pranë cdo Gjykate të Republikës së Shqipërisë/Gjykate Arbitrazhi kombëtare apo ndërkombëtare, apo Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut;
- b) Përgatisi me shkrim çdo akt lidhur me përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të klientëve të zyrës.
- c) Ndjekin udhëzimet e përfaqësuesit ligjor të zyrës që kanë të bëjnë me veprimtarinë e zyrës.
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me formatin Evropian.
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor).
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet dhe zotërimet e gjuhëve të huaja.
Dorëzimi i dokumenteve mund të bëhet në adresën e zyrës ligjore si më poshtë vijon :
Zyra Ligjore ‘’Rakipi & Partners’’
E-mail : info@rnp.al , ermirbeta@rnp.al
Ose në adresën Rr. Ibrahim Rugova Pll. Green Park, Kll.2 Ap.54;
Tiranë, Shqipëri
Afati për aplikim është data 15 Janar 2024