Zoti Arben Rakipi si një ndër emrat e njohur të drejtësisë shqiptare, ka më shumë se 30 vite eksperiencë në fushën e jurisprudencës, si kontribues i rëndësishëm i hartimit të legjistacionit penal shqiptar.
Kontributi dhe eksperienca e zotit Rakipi përfshin një gamë të gjerë në drejtësi, si gjyqtar në periudhën e parë të demokracisë, fillimisht pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mirditë, dhe më pas pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si pedagog pranë Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës për periudhën 1990-1993, si anëtar në hartimin e kodifikimin e së drejtës penale, procedurës penale në vitin 1995 dhe gjithashtu pjesë e komisioneve të ligjeve në hartimin e draftit ligjor të procedurës civile në vitin 1996.
Prej periudhës 1997 deri në vitin 2002 ka ushtruar funksionin e rëndësishëm të Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë. Prej vitit 2002 e në vazhdim, është pedagog i brendshëm dhe përgjegjës i programit të formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës.
Zoti Rakipi është profesor i shumë brezave në Shkollën e Magjistraturës, kontribues i madh në fushën e drejtësisë , të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, si dhe anëtar i rëndësishëm i Grupit të Ekspertëve të Lartë në Reformën në Drejtësi në Shqipëri, përgjatë periudhës 2015-2018.
Që nga viti 2002 ka ushtruar profesionin e Avokatit në departamente të ndryshme të së drejtës.
Me aftësitë e tij intelektuale ka arritur të përfshijë të gjitha aspektet e zgjidhjes së problemeve të cështjeve civile, penale, tregtare apo administrative, si dhe në përfaqësimin e subjekteve tregtare shqiptare dhe të huaj, përballë gjykatave shqiptare por edhe gjykatave të arbitrazhit ndërkombëtar.
Aktualisht licenca e ushtrimit të profesionit të avokatisë të zotit Arben Rakipi është e pezulluar për shkak të kryerjes së funksionit të tij publik.