Kalo te përmbajtja
Rakipi & Partners Zyrë ligjore
AL EN
Kontakt
AL EN
Kontakt
← Compliance & përafrimi me BE
Compliance & BE

Tabela e përputhshmërisë & analiza e boshllëqeve

Institucionet që hartojnë një ligj kanë nevojë për një tabelë që tregon, nen për nen, si përputhet ai me aktin e Bashkimit Evropian (BE). Kompanitë kanë nevojë të dinë cilat detyrime të reja i plotësojnë tashmë dhe cilat jo. Ne përgatisim të dyja.

Për kë është

  • Ministri, agjenci dhe projekte donatorësh që përafrojnë ligjet me BE-në
  • Kompani të rregulluara që përballen me një ligj të ri të përafruar
  • Investitorë nga BE që verifikojnë një kompani shqiptare para blerjes

Çfarë ofrojmë

  • Tabela përputhshmërie (compliance table) për projektligje
  • Auditim i compliance-it (compliance audit): krahasim i praktikave dhe i rregullave tuaja të brendshme me kërkesat e detyrueshme, për të gjetur kontrollet që mungojnë
  • Lista e detyrimeve të kompanisë, nen për nen
  • Analizë e boshllëqeve (gap analysis): raport i asaj që mungon, me rrezikun për secilën pikë
  • Plan korrigjimi, me përgjegjësin dhe afatin për çdo veprim
  • Hartim i rregullave dhe procedurave të brendshme
  • Rishikim pas zbatimit

Publikimet përkatëse

Projektet përkatëse

2020

Zbatimi i Protokollit të OKB-së për Armët e Zjarrit në Shqipëri: analizë e përputhshmërisë dhe raport kombëtar

UNODC · Analizë ligjore

Zyra mori pjesë në hartimin e raportit që shqyrtoi politikat penale kundër tregtimit dhe trafikimit të paligjshëm të armëve dhe municioneve, analizoi veprat penale me armë dhe eksplozivë dhe përcaktoi ku legjislacioni shqiptar duhet të përafrohet me Protokollin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për Armët e Zjarrit dhe me aktet e tjera ndërkombëtare.

Pyetje të shpeshta

Për çdo nen të një akti të BE-së tregon dispozitën përkatëse në ligjin shqiptar ose në rregullat e kompanisë, nëse përputhja është e plotë, e pjesshme apo mungon, dhe çfarë duhet ndryshuar. Institucionet e përdorin për projektligjet, kompanitë për rregullat e tyre.

Varet nga gjatësia e aktit dhe nga sa rregulla e procedura të brendshme ka kompania. Para se të nisim, ju dërgojmë me shkrim objektin, hapat dhe kohën që duhet.

Për secilin propozojmë zgjidhjen, një ndryshim në ligj, një procedurë të re ose një kontroll të brendshëm, dhe i renditim sipas rrezikut. Mund t'ju ndihmojmë edhe me zbatimin dhe me një rishikim pas tij.

Çdo angazhim nis me një marrëveshje me shkrim, ku caktohet edhe shpërblimi.

Kërkoni një analizë boshllëqesh