E drejta sportive
Sportistët dhe klubet përballen me rregulla dhe procedura që ndryshojnë nga gjykatat e zakonshme: afate të shkurtra, organe disiplinore të federatave dhe arbitrazh sportiv. I përfaqësojmë në këto procedura, në Shqipëri dhe pranë federatave ndërkombëtare.
Për kë është
- →Sportistë
- →Klube dhe shoqata sportive
- →Federata
Çfarë ofrojmë
- →Përfaqësim në arbitrazh sportiv
- →Përfaqësim në procedura disiplinore dhe për integritetin, pranë federatave kombëtare dhe ndërkombëtare
- →Kontrata sportive
- →Themelimi i shoqatave sportive
Baza ligjore
- →Ligji nr. 79/2017 "Për sportin"; rregulloret e federatave dhe kodet e integritetit
Pyetje të shpeshta
Fillimisht te organet e ankimit të vetë federatës. Pas tyre, kur statutet e lejojnë, te Gjykata e Arbitrazhit për Sportin (Court of Arbitration for Sport, CAS) në Lozanë. Afatet janë shumë të shkurtra, ndaj na kontaktoni sapo merrni vendimin.
Mospagimi i pagave mund të jetë shkak i justifikuar për zgjidhjen e kontratës sipas rregullave të federatave, por vetëm pasi klubi të jetë vënë në vonesë me shkrim dhe sipas procedurës. Një zgjidhje e gabuar mund t'ju kushtojë dëmshpërblim ose sanksione, ndaj na kontaktoni para se të largoheni.
Çdo angazhim nis me një marrëveshje me shkrim, ku caktohet edhe shpërblimi.
Diskutoni një çështje sportive