Kalo te përmbajtja
Rakipi & Partners Zyrë ligjore
AL EN
Kontakt
AL EN
Kontakt
← Fushat e veprimtarisë
Compliance & BE

Shërbime financiare & sigurime

E drejta financiare ka dy anë. Njëra është marrëdhënia me autoritetin mbikëqyrës: licencat, miratimet dhe mbikëqyrja nga Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF). Tjetra është marrëdhënia me klientin, biznes apo individ: kontratat, detyrimi për ta informuar dhe për ta këshilluar me kujdes, dhe përgjegjësia kur diçka shkon keq. Ne punojmë në të dyja anët, me përvojë të drejtpërdrejtë brenda Bashkimit Evropian (BE).

Situata tipike

  • Një institucion pagese ose parash elektronike përgatit kërkesën për licencë.
  • Një investitor do të blejë një pjesë të rëndësishme në një shoqëri sigurimi dhe i duhet miratimi paraprak i autoritetit mbikëqyrës.
  • Një firmë investimi duhet të llogarisë kapitalin dhe likuiditetin që i kërkohen sipas rregullave prudenciale dhe t'ia raportojë ato autoritetit mbikëqyrës.
  • Një klient sheh në llogari një pagesë që nuk e ka bërë dhe banka refuzon t'ia kthejë paratë.

Për kë është

  • Banka, siguruese, firma dhe fonde investimi
  • Firma që tregtojnë me llogari të vet (proprietary trading) dhe krijues tregu (market makers)
  • Institucione pagese dhe të parasë elektronike, kompani teknologjike financiare dhe ofrues kriptoaktivesh
  • Investitorë që blejnë një pjesë të rëndësishme të një institucioni financiar
  • Kompani që kanë kredi, garanci, shërbime pagesash ose sigurime me një institucion financiar
  • Individë në mosmarrëveshje me bankën, siguruesin ose firmën e investimeve, përfshirë të dëmtuarit në aksidente rrugore

Çfarë ofrojmë

Marrëdhënia me autoritetin mbikëqyrës

  • Licenca dhe miratime pranë Bankës së Shqipërisë dhe AMF-së, përfshirë miratimin e drejtuesve (fit and proper) dhe të blerjes së pjesëmarrjeve cilësore (qualifying holdings)
  • Tregjet e kapitalit: emetimi i aksioneve dhe obligacioneve, prospekti dhe rregullat kundër abuzimit me tregun
  • Pagesat dhe skemat e kartave, paraja elektronike dhe kriptoaktivet
  • Financa e qëndrueshme

Firmat e investimeve dhe bankat

  • Licenca dhe organizimi i firmave të investimeve sipas rregullave të BE-së për tregjet e instrumenteve financiare (Markets in Financial Instruments Directive, MiFID II, dhe Markets in Financial Instruments Regulation, MiFIR): qeverisja, konfliktet e interesit, rregullat e sjelljes me klientin dhe raportimi i transaksioneve
  • Kërkesat prudenciale për firmat e investimeve (Investment Firms Regulation/Directive, IFR/IFD) dhe për bankat (Capital Requirements Regulation/Directive, CRR/CRD): kapitali, likuiditeti, vlerësimi i brendshëm i rreziqeve, politikat e shpërblimit dhe raportimi te autoriteti mbikëqyrës
  • Tregtimi algoritmik (algorithmic trading) dhe krijimi i tregut (market making): kontrollet para dhe pas tregtimit, testimi i algoritmeve dhe vetëvlerësimi i sistemeve sipas standardeve teknike të BE-së (regulatory technical standards, RTS 6)
  • Mbikëqyrja e urdhrave dhe e transaksioneve për abuzim me tregun dhe raportimi i urdhrave dhe i transaksioneve të dyshimta (suspicious transaction and order report, STOR)
  • Raportimi i derivateve (European Market Infrastructure Regulation, EMIR) dhe i transaksioneve të financimit me tituj (Securities Financing Transactions Regulation, SFTR), si dhe njoftimet për shitjet e shkurtra (Short Selling Regulation, SSR)
  • Politika, procedura dhe trajnime për funksionet e compliance-it, të menaxhimit të rrezikut dhe të auditimit të brendshëm

Marrëdhënia me klientin, biznes ose individ

  • Kontrata bankare, pagesash, kredie dhe sigurimi
  • Informimi para kontratës, detyrimi i kujdesit ndaj klientit (duty of care) dhe trajtimi i ankesave

Mosmarrëveshjet

  • Mosmarrëveshje me banka, sigurues, firma investimi dhe ofrues pagesash: kredi, komisione, pagesa të paautorizuara dhe produkte të shitura pa informimin e duhur
  • Përgjegjësia për prospektin dhe për deklarata mashtruese, përfshirë pretendimet e rreme për produkte "të gjelbra"
  • Sigurimet, dëmshpërblimi dhe Fondi i Kompensimit

Publikimet përkatëse

Projektet përkatëse

2017

Tregu i sigurimeve: mbrojtja e konsumatorit-viktimë në praktikën e funksionimit të Fondit të Kompensimit

OSFA · Eksperte ligjore

Studimi trajtoi problemet ligjore, rregullatore, mbikëqyrëse dhe praktike të Fondit të Kompensimit në tregun shqiptar të sigurimeve. Shërbeu si kundërargument ndaj projektligjeve që cenonin të drejtat e të dëmtuarve që kërkojnë dëmshpërblim nga Fondi.

2015–2016

Studim për projektligjin që ndryshon ligjin për sigurimin e detyrueshëm motorik

OSFA · Eksperte ligjore

Analizë ligjore e ndryshimeve të propozuara për ligjin e sigurimit të detyrueshëm motorik dhe e ndikimit të tyre te të dëmtuarit në aksidente rrugore.

Fondi i rezolucionit në shoqëritë e sigurimit: problemet për t'u zgjidhur

OSFA · Eksperte ligjore

Analizë ligjore e krijimit dhe e funksionimit të një fondi rezolucioni për shoqëritë e sigurimit, në bashkëpunim me një ekspert financiar.

Fjalorth

kontrolli që ushtrojnë Banka e Shqipërisë dhe AMF-ja mbi bankat, siguruesit, firmat e investimeve dhe ofruesit e pagesave, që të jenë të qëndrueshëm dhe t'i trajtojnë klientët drejt.

verifikimi që bën autoriteti mbikëqyrës, para emërimit, nëse anëtarët e bordit dhe drejtuesit kanë njohuritë, përvojën dhe integritetin e duhur.

një paketë aksionesh ose kuotash që i jep blerësit ndikim të rëndësishëm mbi një institucion financiar. Blerja kërkon miratimin paraprak të autoritetit mbikëqyrës.

shoqëri që u ofron klientëve shërbime investimi, si pranimin dhe ekzekutimin e urdhrave ose menaxhimin e portofolit, ose që tregton me llogari të vet. Ka nevojë për licencë nga autoriteti mbikëqyrës.

rregullat për kapitalin, likuiditetin dhe menaxhimin e rrezikut, që një bankë ose firmë investimi të përballojë humbjet pa dëmtuar klientët dhe tregun.

tregtim ku një program kompjuterik vendos vetë kur, me çfarë çmimi dhe në çfarë sasie jepet një urdhër, me pak ose aspak ndërhyrje njerëzore.

firmë që kuoton vazhdimisht çmime blerjeje dhe shitjeje për një instrument financiar dhe i siguron tregut likuiditet.

dokumenti që një kompani publikon kur u ofron publikut aksione ose obligacione. Kur përmban informacion të rremë ose të paplotë, investitorët e dëmtuar mund të kërkojnë dëmshpërblim.

detyrimi i bankës, siguruesit ose firmës së investimeve të veprojë me ndershmëri dhe në interesin e klientit: ta informojë qartë, t'i ofrojë produkte që i përshtaten dhe ta paralajmërojë për rreziqet.

para e ruajtur në formë elektronike, për shembull në një kartë të parapaguar ose në një portofol digjital, që përdoret për pagesa.

aktive digjitale, si bitcoin-i ose stablecoin-et (kriptoaktive me vlerë të lidhur me një monedhë zyrtare), që regjistrohen me teknologji të tipit blockchain.

pagesë nga llogaria ose karta juaj që nuk e keni miratuar ju, për shembull pas vjedhjes së të dhënave të kartës.

vlerësimi i investimeve dhe i kompanive edhe sipas kritereve mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG).

kur një produkt financiar paraqitet më i gjelbër ose më i qëndrueshëm se ç'është në të vërtetë.

fondi që dëmshpërblen të dëmtuarit në aksidente rrugore kur mjeti fajtor nuk ka sigurim të detyrueshëm ose nuk identifikohet.

Baza ligjore

  • Ligji nr. 9662/2006 "Për bankat në Republikën e Shqipërisë"
  • Ligji nr. 62/2020 "Për tregjet e kapitalit"
  • Ligji nr. 55/2020 "Për shërbimet e pagesave"
  • Ligji nr. 52/2014 "Për veprimtarinë e sigurimit dhe të risigurimit"
  • Ligji nr. 10076/2009 "Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit"
  • Ligji nr. 9902/2008 "Për mbrojtjen e konsumatorëve"
  • Rregullorja e Bankës së Shqipërisë "Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekare" (vendimi nr. 48/2015)
  • Kodi Civil (Ligji nr. 7850/1994), për kontratat dhe përgjegjësinë për dëmin
  • Direktiva 2014/65/BE (MiFID II) dhe Rregullorja (BE) nr. 600/2014 (MiFIR)
  • Rregullorja (BE) 2019/2033 (IFR) dhe Direktiva (BE) 2019/2034 (IFD)
  • Rregullorja (BE) nr. 575/2013 (CRR) dhe Direktiva 2013/36/BE (CRD)
  • Rregullorja (BE) nr. 596/2014 për abuzimin me tregun (MAR) dhe Rregullorja e Deleguar (BE) 2017/589 (RTS 6)
  • Rregullorja (BE) nr. 648/2012 (EMIR), Rregullorja (BE) 2015/2365 (SFTR) dhe Rregullorja (BE) nr. 236/2012 (SSR)

Pyetje të shpeshta

Bllokoni kartën dhe njoftoni menjëherë bankën ose ofruesin e pagesës me shkrim. Kur e mban humbjen banka dhe kur klienti, e shpjegojmë te publikimi Pagesa që nuk e keni autorizuar: kur duhet t'jua kthejë banka paratë.

Mund të keni. Institucioni duhet t'ju japë informacion të qartë para kontratës dhe të veprojë me kujdes në interesin tuaj. Kur nuk e bën dhe ju dëmtoheni, mund të përgjigjet për dëmin. Ruani kontratën, dokumentet që ju dhanë dhe çdo komunikim, dhe na kontaktoni para se të nënshkruani ndonjë marrëveshje me institucionin.

Kërkoni refuzimin me shkrim, me arsyet. Ruani policën, dokumentet e dëmit dhe çdo komunikim. Mund të ankoheni te siguruesi dhe te AMF-ja, por në fund mosmarrëveshja zgjidhet me marrëveshje ose në gjykatë. Na kontaktoni para se të pranoni një shumë më të ulët.

Jo drejtpërdrejt, sepse Shqipëria nuk është në BE. Por ato zbatohen për grupin tuaj dhe për partnerët në BE, shpesh i vijnë filialit shqiptar përmes politikave të grupit dhe, me procesin e anëtarësimit, do të hyjnë gradualisht në ligjin shqiptar. Ju tregojmë cilat kërkesa ju prekin që tani.

Çdo angazhim nis me një marrëveshje me shkrim, ku caktohet edhe shpërblimi.

Diskutoni një çështje