Ermir Beta është diplomuar jurist në vitin 2005 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Pasi ka përfunduar studimet pranë Shkollës së Magjistraturës me rezultate të larta, ka ushtruar profesionin e prokurorit për një periudhë 10 vjeçare, deri në vitin 2018.
Ai ka marrë pjesë në kurse të shumta specializimi dhe projekte me organizata lokale e ndërkombëtare. Gjithashtu mban titullin “Përfaqësues i Autorizuar për Markat dhe Patentat” për çështje që lidhen me të drejtën e pronësisë intelektuale në Shqipëri.
Prej vitit 2015 është anëtar i Dhomës së Avokatisë dhe i është bashkuar ekipit të zyrës ligjore Rakipi & Partners, duke mbuluar konsulencën dhe përfaqësimin kryesisht në çështjet penale, administrative, civile si dhe të pronësisë intelektuale.
Ermiri ka aftësi shumë të mira analizuese dhe menaxhuese. Zotëron gjuhën italiane, angleze dhe franceze.