Avokate Romina Zano eshte diplomuar për Drejtesi në Universitetin e Tiranës në vitin 2011, dhe në vitin 2013 ka përfunduar Masterin Shkencor për Drejtësi Penale në Departamentin Penal pranë Fakultetit të Drejtësisë.
Që prej vitit 2014 ka dhënë ekspertizën e saj ligjore pranë organizatave të ndryshme ndërkombetare si USAID, Qendra Altri etj.
Që prej vitit 2015, ka punuar, me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, në hartimin e studimeve dhe raporteve të ndryshme për përmisimin e legjistacionit në fushën e mbikqyrjes financiare, të taksave dhe tatimeve, të shpronësimit publik etj.
Që prej vitit 2014 ushtron profesionin e avokatit pranë Zyrës Ligjore ‘’Rakipi and Partners’’, dhe fokusi i saj lidhet me zgjidhjen dhe mbrojtjen e cështjeve gjyqësore që trajtojnë problematika civile, tregtare, administrative etj. Po kështu ka ushtruar konsulenca të shumta ligjore për shoqëri të ndryshme tregtare dhe bankare, përfaqësime pranë Arbitrazheve Sportive, dhe ka arritur të lidhë, nëpërmjet aftësive të saj të ndërmjetësimit, marrëveshje juridike midis palëve private, duke konkluduar në mënyrë të suksesshme në rritjen e rezultateve të pritshme të klientëve.