+355692149111 / +355696163232

Historiku

Një përshkrim i zyrës tonë ligjore dhe historiku i saj.

Rreth Rakipi & Partners

Me një ekip të shkëlqyer ekspertësh, “Rakipi & Partners” shpk është një zyrë e pavarur, e cila synon realizimin dhe mbrojtjen efektive dhe të suksesshme të klientëve të saj në fushën e drejtësisë.   

Zyra ligjore ofron shërbime të gjithanshme në të gjitha fushat e së drejtës civile, penale, administrative dhe tregtare ; Me aftësinë e avokatëve, specialistëve dhe ekspertëve të fushës, “Rakipi & Partners” shpk ofron dhe ka për qëllim të sigurojë thellësi dhe cilësi në ekspertizën ligjore për klientët e saj.   

Qëllimi kryesor i zyrës ligjore Rakipi & Partners” shpk është të krijojë një marrëdhënie afatgjatë me klientët, partnerët dhe të tretët, duke përcjellë vizion dhe largpamësi në marrëdhëniet e biznesit.  

Akti i themelimit bazuar ne parashikimet dhe ne perputhje te plote me Ligjin me Nr.55/2018 “Per Profesionin e Avokatit ne Republiken e Shqiperise”,si dhe me Ligjin 9901 date 14.04.2008 ‘’Per tregtaret dhe shoqerite tregtare’’, i ndryshuar, kane  Statutin dhe Aktin e Themelimit te Zyres Ligjore “ Rakipi &Partners ” sh.p.k .  25 Qershor 2020 ne Tirane, prane selise se Shoqerise ‘’Rakipi & Partners’’ 

Zyra  Ligjore “Rakipi &Partnerssh.p.k bazohet ne legjislacionin shqiptar qe rregullon poziten juridike te subjekteve te tilla.

Zoti Arben Rakipi si një ndër emrat e njohur të drejtësisë shqiptare, ka më shumë se 30 vite eksperiencë në fushën e jurisprudencës, si kontribues i rëndësishëm i hartimit të legjistacionit penal shqiptar.

Kontributi dhe eksperienca e zotit Rakipi përfshin një gamë të gjerë në drejtësi, si gjyqtar në periudhën e parë të demokracisë, fillimisht pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mirditë, dhe më pas pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si pedagog pranë Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës për periudhën 1990-1993, si anëtar në hartimin e kodifikimin e së drejtës penale, procedurës penale në vitin 1995 dhe gjithashtu pjesë e komisioneve të ligjeve në hartimin e draftit ligjor të procedurës civile në vitin 1996.

Prej periudhës 1997 deri në vitin 2002 ka ushtruar funksionin e rëndësishëm të Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë. Prej vitit 2002 e në vazhdim, është pedagog i brendshëm dhe përgjegjës i programit të formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës.

Zoti Rakipi është profesor i shumë brezave në Shkollën e Magjistraturës, kontribues i madh në fushën e drejtësisë , të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, si dhe anëtar i rëndësishëm i Grupit të Ekspertëve të Lartë në Reformën në Drejtësi në Shqipëri, përgjatë periudhës 2015-2018.

Që nga viti 2002 ka ushtruar profesionin e Avokatit në departamente të ndryshme të së drejtës.

Me aftësitë e tij intelektuale ka arritur të përfshijë të gjitha aspektet e zgjidhjes së problemeve të cështjeve civile, penale, tregtare apo administrative, si dhe në përfaqësimin e subjekteve tregtare shqiptare dhe të huaj, përballë gjykatave shqiptare por edhe gjykatave të arbitrazhit ndërkombëtar.

Aktualisht licenca e ushtrimit të profesionit të avokatisë të zotit Arben Rakipi është e pezulluar për shkak të kryerjes së funksionit të tij publik.

Ortakët e mëposhtëm:

Jon RAKIPI

Ermir BETA

Znj. Romina ZANO

Shpallje vende vakante për pozicionin e Avokatit pranë Zyrës Ligjore "Rakipi & Partners"