+355692149111 / +355696163232

Projektet

Projektet me të cilat ka punuar zyra jonë

Në vitin 2019, Zyra Ligjore ‘’Rakipi & Partners’’ ka marrë pjesë në projektin e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin, në hartimin e raportit shqyrtues dhe analizues të politikave penale që luftojnë ato veprimtari të paligjshme të tregëtimit dhe trafikimit të armëve dhe municioneve luftarake, në shqyrtimin dhe analizimin e veprave penale me armë dhe eksploziv, si dhe diktimin e nevojës për përafrimin e legjislacionit shqiptar me politikat dhe aktet përkatëse ndërkombëtare. 

Në vitin 2017, Zyra Ligjore ‘’Rakipi & Partners’’ , në bashkëpunim me Zyrën Kazazi Consulting,  ka marrë pjesë në projektin ‘’ Kërkime mbi tregtinë e paligjshme të duhanit në Shqipëri dhe vendet në kufi’’ , duke analizuar lidhjet  midis politikave tatimore, legjislacionit penal kundër tregtisë së paligjshme dhe politikave shtetërore, në monitorimin e përpunimit dhe tregtisë së duhanit të papërpunuar, si dhe tregtisë së paligjshme të duhanit dhe korrupsionit.  

Po në këtë vit, me mbështjetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Av. Romina Zano ka marrë pjesë në studimin dhe hartimin e projektit të titulluar “Tregu i sigurimeve: Mbrojtja e konsumatorit-viktimë në praktikën e funksionimit të Fondit të Kompensimeve” , i cili ka trajtuar problemet ligjore, rregullatore, mbikëqyrëse dhe praktike të fondit në tregun e sigurimeve në Shqipëri. Projekti ka shërbyer si oponencë e fortë në parandalimin e miratimit të projektligjeve që cënojnë të drejtat dhe liritë e palëve që heqin të drejta në Fondin e Kompesimit. 

Shpallje vende vakante për pozicionin e Avokatit pranë Zyrës Ligjore "Rakipi & Partners"